Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Shitet Shtëpi/Vile 1-Katshe, në zonë vilash, Truall 400m², Sip.Ndërtesës 120m², 290'000 €, i diskutueshëm, Rr.Mihal Grameno, 300m nga fusha / aksi Rr.A.Demi, 700m nga Unaza / Ura Brrylit









    Shitet: Shtëpi/Vilë me oborr/bahçe(pemë&agrume), një 1-katëshe me bodrum, me truall 388m2, njolla ndërtesës dhe sipërfaqe banimi 120m2; me 2-dhoma gjumi, 1-sogiorno të madhe, me kuzhin-ngrënie më vehte, 1-banjo, koridor, hollë/sallon ndënje-veranda përpara hyrjes kryesore, në rrugën "Mihal Grameno" zonën e vilave, 850m nga Shkolla e Baletit/(BKT) Lana/Ura e Elbasanit, 1000m nga Liceun Aretistik "Jordan Misja" dhe 700m nga Ura e Brrylit/Ministria e Jashtme, si dhe 300m nga Fusha dhe rruga "Ali Demi" Tirane.
    Zona mbi Tregun Elektrik/Fushën "A.Demi",Rr."Mihal Grameno"/Kompleksi Grand": Eshtë një ndër zonat e njohura dhe afër me unazën/Lanën në drejtimin; si tek Shkolla e Baletit(Ura e Elbasanit) dhe tek Brryli/Ministria e Jashtme dhe e pozicionuar në lindje/ana e malit të Dajtit, të qytetit të Tiranës. Zonë e preferuar për banim, me hapsira të bollshme,e pastërt, me terren të ngritur dhe të kulluar, e ekspozuar ndaj diellit, me gjelbërim, me infrastrukturë të sistemuar, me shumë shtëpi dhe vila ekzistuese dhe të reja, si dhe disa pallate si ekzistuese e të reja. Zona mbi tregun elektrik/rruga "Mihal Grameno", nga kryqëzimi me rrugën "Todi Shkurti" krahas shtëpive dhe vilave ekzistuese ka edhe shumë vila/ndërtime të reja, duke e kthyer në një zonë/rrugë të mirëfillt Vilash, të cilat vazhdojne në të dy anët e rrugës "M.Grameno", deri tek depot e ujit, e në Farkën e Vogël/Lagjen e Çollakëve/Liqeni Farkës. Kjo zonë është e lidhur me zonë qëndrore(Unazën) të Tiranës, si dhe me zonat e tjera "Ali Demi", "Shkoza", "Liqeni Farkës-Dajti", "Qytetit Studenti", "Rrugën e Elbasanit etj, dhe përshkuhet nga rrugët më kryesore si; "M.Grameno", "Ai Visha", "Petro Nini Luarasi", "Todi Shkurti", "Pjetër Budi" etj. Në këtë zonë/Rrugen M.Grameno kalonë edhe një linjë urbane, që shkon nga qendra Tiranës deri tek depot e ujit... etj.
    Pozicioni i Shtëpisë/Vilës/1-Katëshe me bodrum: Shtëpia/Vila gjendet në linjën e parë dhe me pamje kryesore nga Rr."Mihal Grameno", 25m mbi kryqëzimin e rrugës "M.Garmeno" me rrugën "T.Shkurti", në segmentin/zonën e vilave, e cila shkon deri tek depot e ujit dhe lagjen Çollak, tek Liqeni i Farkës(Farkës Vogël). Shtëpia/Vila gjendet në krahun e majtë të rrugës "M.Grameno"(në ngjitje) 300m nga fusha dhe aksi/rrugës "A.Demi", si dhe 700m nga Ura Brrylit/Unaza. Gjithashtu, ndodhet 850m nga Shkolla e Baletit/(BKT) Lana/Ura e Elbasanit, 1000m nga Liceun Aretistik "Jordan Misja", si dhe 2-km nga Liqeni i Farkës. Futja-aksesi në Shtëpi/Vilë realizohet direkt nga rruga "M.Grameno", nëpërmjet portës që gjendet buzë trotutarit të rrugës, në krahun e majtë të rrugës(në ngjitje drejtimi Liqeni Farkës/Dajt), e dukshme si nga rruga kryesore "M.Grameno"(në jug-lindje të Shtëpisë) dhe nga rrugica "Besim Abdiu", si dhe në 2-anë e tjera, ka ndërtesa/Vila të tjera. Nga mbrapa (veri-perëndim) afër gjendet një ndërtes/vilë, ndësa nga ana tjetër(veri-lindje), në distancë prej rrethë 6-7m gjendet një shtëpi tjetër, ndërsa nga jug-perëndimi gjendet rrugica "Besim Abdiu". Pozicioni i Shtëpisë/Vilës është shumë i favorshëm, me një pavarsi dhe lehtësi, pa shqetësime fare në hyrje/dalje, buzë rrugës dhe pozicon këndor, që mundëson edhe për ndonjë ndërtim të ri apo edhe pallat.
    Trualli dhe Shtëpia/Vila është e rrethuar me mur/avlli me një lartësi mbi 2m, nga 2-anë, nga jug-perëndimi(rr."B.Abdiu") dhe nga para(jug-lindje) /rr."M.Grameno", ndërsa nga mbrapa(veri-perëndim) dhe në krahun e djathtë (veri-lindje) është rrrethuar me plinta dhe rrjetë teli. Nga forma trualli i afrohet asaj drej-këndore(përmasa përafërta 16m gjërë(ballore/rruga) dhe 24m në thellësi, Vila/Ndërtesa është e pozicionuar në pjesën fundore të truallit, duke patur nga para/(brenda avllis) sipërfaqe/hapsirën më të madhe të oborrit/bahçes, ndërsa nga mbrapa dhe 2-anësoret ka një gjërësi prej 4-m, ku i vihet përqark shtëpisë. Oborri/pjesa përpara Shtëpisë/Vilës, anësoret dhe mbapa janë mbjellur me pemë të ndryshme, si frutore edhe dekorative(ullinjë, hardhi rrushi, shegë, si dhe shumë agrume/portokalle, limona...etj). Në pjesën ballore/krahu i rrugës "M.Grameno", krahas portës së madhe hyrëse(rrethë 3m gjërë dhe e lartë), në ballore gjendet një ndërtesë me solet,(rrethë 15m2), e pozicionuar në anësore(veri-lindje të hyrjes në truall), e cila ka shërbyer si dyqan për shitjen e artikujve të ndryshëm). Pasi futesh nga porta e madhe, në oborrë gjendet një rrugicë(2.5m e gjërë dhe 12m gjatë) e shtruar me pllaka oborri që shërben jo vetëm si pasazhë por edhe parkim për 3-autovetura, gjithashtu është mundësia e parkimit sipërfaqsor në rrugë para avllisë. Në oborrë gjendet edhe një pjesë/hapsirë e përshtatur(shtruar me pllaka oborri) për barbeque, me një tavoline dhe oxhakun për pjekje të ndryshme.
    Shtëpia/Vila 1-katëshe: Gjendet mbi një truall me sipërfaqe 388m2, njolla ndërtimit 120m2dhe sipërfaqe totale ndërtuar 120m2. Shtëpia/Vila është ndërtim i ri i viteve 1992-1993, me konstruksion monolit(hekur e beton) mbi bodrum, me kollona dhe ndarje midis kateve me beton-arme, ndërsa muret me tulla të kuqe të plotë dhe të suvatuara edhe nga jashtë, ndërsa lart e mbuluar me soletë/tarracë. Realizimi i ndërtimit të Shtëpise/Vilës është bëre me studim dhe projektim inxhinierik, si dhe punimet e ndërtimit janë realizuar nga sipërmarrës profesioniste dhe të kujdesshëm. Të gjitha insalimet elekrike e hidraulike sipas kohës dhe çdo pjesë e brendëshme e kësaj ndërtese është me dritë e ajrosje natyrale. Mikro-zona/ rr."M.Grameno" deri tek depot e ujit, është e qetë, pastër, e gjelbëruar, terren i kulluar, rrugë e gjërë, dominuar nga vilat dhe ndërtimet 2-3-4 katëshe, me shumë diell e ajrosje...etj.
    Përbërja/planimetria e Shtëpisë/Vilës 1-katëshe: Përbëhet nga bodrumi, me hyrje dalje nga pjesa ballore e nderteses, ndërkohe nga oborri me 3-shkallë ngjitesh në verandën e madhe në formë llozhe (rrethë 15m2, e mbyllur nga 3-anë dhe e hapur në ballore, ku jane edhe dy kollona te veshura me tulle) me shikim nga oborri dhe porta e madhe hyrëse. Nga veranda nëpërmjet një dere të madhe, futesh në koridorin shpërndarës, në formë drejtkëndore, i shruar me parket, ku në fillim të tij majtas, kalohet në në pjesën e ndënjes/sogiorno, me përmasa të bollshme, në formë katrore, me dritare të madhe nga lindja (veranda/oborri), me oxhak, e shtruar me parket dhe e gjithë hapsira është vizuale dhe me shume dritë natyrale. Nga pjesa e ndënjes, në të djathtë të saj, kalohet në zonën e ngrënies, në formë drejtkëndore, me dritare nga jug-perëndimi, e kompletuar, shtruar me parket dhe po nga kjo zonë, në menyrë të natyrshme, me derë rrrëshqitëse kalohet tek zona kuzhinës, e kmompletuar dhe funksionale, me dritare nga jug-perëndimi, shtruar me parket, si dhe me derë komunikuese me koridorin shpërndarës. Nga koridori shpërndarës, në vazhdim djathtas gjendet dhoma e parë e gjumit, përmasa të bollshme, me dritare nga lindja, e mobiluar, shtruar me parket. Po në vazhdim djathtas gjendet dhoma tjetër e gjumit, me përmasa normale, e mobiluar, shruar me parket, me dritare nga lindja. Po në të djathtë gjendet banjo-dush, e bollshme, e kompletuar dhe funksionale, me dritare nga veri-lindja. Te gjitha pjeset e shtepise jane me drite dhe ajrosje natyrale, shtepia eshte shume e paster, e mire-mbajtur, e gjelberuar.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme, kryesisht të hapura, ndërsa tavanet normale me pak punime gipsi, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me parket cilësore, ngjyrë bezhë të errët.
    Dyert e brendshme: dur-alumin dopio-xham i bardhë, si dhe dritare me vetratë-duralumin, me xham, ngjyrë të bardhë, ndërsa dritaret dura-lumin dopio-xham, ngjyrë të bardhë dhe me grila.
    Përdorimi/shfrytëzimi dhe situata aktuale:Shtëpia/Vila 1-katëshe, e ndërtuar dhe banuar gjithmonë nga të zotët, si dhe aktualisht banohet po nga të zotit, ndërkohë është e destinuar për shitje, pasi pjesa më e madhe e familjes jeton jashtë vendit.
    Preferenca: Preferohet të shitet në vlerë, por edhe këmbehet me apartament në zonën qëndrore(unazën qëndrore) të Tiranës duke bërë vlersimet respektive.
    Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie.
    Çmimi i Shitjes:Ndërtesa 120m2 bashkë me truallin prej 388m2 shiten me 290'000euro-€, i diskutueshëm, me një ulje të lehtë. Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
    Adresa: Rruga"Mihal Grameno" 300m nga fusha dhe aksi rrugës"A.Demi" dhe 700m larg(7-min në këmb) nga Unaza/Ura Brrylit Tiranë/ose 850m nga Shkolla e Baletit/(BKT) Lana/Ura Elbasanit, 1000m nga Liceu Aretistik "Jordan Misja" Tirane. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X